Takohet Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë të Luginës

0

KOMUNIKATË

Pas insistimit të nismës qytetare – politike, LUGINA DO ZGJIDHJE dhe pas një maratone të gjatë rrugëtimi e mbështetje mbarëshqiptare që ju bë asaj, subjektet politike në Luginë të Preshevës kanë arritur një gjuhë të përbashkët konsensuale për mbledhjen e Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë ( të njohur si Kuvendi i tre Kuvendeve).
Fillimisht, ne e përshëndesim këtë konsensus parimor e shumë të nevojshëm për mbledhjen e Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë të Komunave, – Preshevë; Bujanoc e Medvegjë dhe tanimë veç sa ndihemi mirë drejt unifikimit politik.
Andaj, konsiderojmë se deri tani kemi një rrugëtim të mbarë dhe ky Kuvend duhet të ndodhë, andaj deri në konvokimin e tij, i ftojmë të gjithë faktorët politik në vend, që të kenë maturinë e duhur, që këtë zhvillim dhe situatë të mos e partizojnë dhe të mos e kuptojnë si ndonjë zhvillim tjetër përpos si një hap drejt synimit tonë.
Ne do ta vazhdojmë lobimin dhe presionin politik, drejt të gjitha atyre subjekteve me peshë deri në finalen e madhe, që Lugina e Preshevës të futet në agjendën zyrtare të Republikës së Kosovës në negociatat në Bruksel.
Me shumë respekt;
Nisma qytetare -politike
#luginadozgjidhje
9 korrik 2018
Preshevë

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.
comments powered by Disqus
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »