Takohen Jahjaga, Mustafa e Thaçi -presin që nesër Kuvendi të votojë pro Speciales

0

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga takoi sot Kryeministrin Isa Mustafa dhe Zv/Kryeministrin Hashim Thaçi, me të cilët diskutoi rreth hapave për votimin e amandamenteve kushtetueses për Gjykatën Speciale, në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.

auto_jahahaha1432837745

Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare që ka marrë shteti i Kosovës përmes votimit në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri Mustafa dhe Zv/Kryeministri Thaçi theksuan pritjet e tyre për votimin e amandamenteve dhe procedimit të ligjit i cili rregullon çështjen e Gjykatës Speciale.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com