Takim me Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Sh.T.z. Tanju Bilgiç (Foto)
14:19 | 18 Gusht 2017

Ambasadori i Republikës së Turqisë, SH.T.z. Tanju Bilgiç, qëndroi sot për një takim pune në Komunën e Bujanocit.
Temë e rëndësishme e këtij takimi, ndër tjerash, ishte edhe interesimi i ynë për të rindërtuar mardhëniet e mira me Agjensionin Turk të zhvillimit TIKA, duke e potencuar se një bashkëpunim briliant dhe me rezultate konkrete kishte ekzistuar gjatë viteve 2008 - 2012. Me Ambasadorin Bilgiç u diskutua edhe për përkrahje konkrete të cilën mund ta jap shteti i Turqisë, përkrahje kjo që do të ndikoj drejtpërdrejtë në zhvillimin e Komunës së Bujanocit. U dakordua që raportet tona në të ardhmen të jenë edhe më të ngushta duke kërkuar gjithnjë arritje të sukseseve të përbashkëta. Me kërkesë të Ambasadorit Bilgiç u vizitua edhe objekti i Shkollës Fillore "M. Kadriu" në Tërnoc, objekt ky i finansuar nga TIKA. Kjo është vizita e parë e Ambasadorit të ri Turk që i ka bërë Bujanocit.
Françeska Jaçe