Takim kushtuar muhaxhirëve nga rajoni i Toplicës, Nishit, Sanxhakut etj…

0

Intelektuali dhe njeriu qe iu përkushtoj një rendësi të veçante çështjes se Muhaxhirëve të rajoneve të Nishit, Toplicës, Pllanës së Madhe, Prokuples, Kurshumlisë, Vidinit, Tërnit, Negotinit, Zajçarit, Pirotit, Smederevës, Qyprisë, Krushevcit, Soko Banjës, Leskocit, Vrajës duke përfshirë edhe krahinën e Sanxhakut si kryeqendër Novipazarin pati jehonë të madhe në prezencën e një numri të konsiderueshëm intelektualësh dhe qytetaresh në Shtutgard të Gjermanisë.

Pamje e pjesëmarrësve në tubimin e Shtutgardit e organizuar nga shoqata "Pavarësia" e Shtutgardit.

Pamje e pjesëmarrësve në tubimin e Shtutgardit e organizuar nga shoqata “Pavarësia” e Shtutgardit.

Me iniciativën e Shoqatës së Muhaxhirëve të Kosovës si subjekte jo qeveritare në bashkëpunim me Shoqatën e Muhaxhirëve nga Lugina e Preshevës, të cilat i kanë programet dhe statutet identike ,kanë si qëllim dhe synim sensibilizimin dhe zgjuarjen e kureshtjes dhe ndërgjegjes të faktori relevant kombëtarë dhe ndërkombëtarë mbi dëbimin e dhunshëm të shqiptarëve autokton nga ato territore me banorë shqiptarë të asaj kohe.

Foto origjinale të përzërjes së shqiptarëve të asaj ane për në Kosove , Shqipëri dhe Turqi. Zbathur e zdeshur pa ushqime dhe ujë vdiqën me qindra e mijëra rrugës , por një marrëveshje turko -serbe ishte që ti strehoj Turqia një numër të tyre gjë qe sot flitet se atje ka shqiptar duku afër pese milionësh.

Foto origjinale të përzërjes së shqiptarëve të asaj ane për në Kosove , Shqipëri dhe Turqi. Zbathur e zdeshur pa ushqime dhe ujë vdiqën me qindra e mijëra rrugës , por një marrëveshje turko -serbe ishte që ti strehoj Turqia një numër të tyre gjë qe sot flitet se atje ka shqiptar duku afër pese milionësh.

Reshat Avdiu u lind më 19 mars 1957 në fshatin Bushtran, komuna e Preshevës. Rrjedh nga një familje me tradita të lavdishme kombëtare, familje e shpërngulur me dhunë dhe terror nga trojet e veta të lashta nga Masurica e Kazasë së Vrajës gjatë viteve 1877-1878. Ai në të gjitha kohërat e ngriti zërin e protestës, zërin e arsyes dhe për këtë organet policore serbiane e ndoqën, e arrestuan dhe për disa vite rresht e mbajtën në burgje të rënda, në burgje famëkeqe të Serbisë si në Vrajë Leskoc, Beograd “CZ” e Pozharevc. Gjatë vuajtjes së dënimit dhe pas daljes nga burgu shkroi poezi patriotike në të cilat pasqyron në formë artistike shpirtin e tij prej atdhetari dhe krijuesi të talentuar. Reshat Avdiu ka shkruar një monografi “Terrori serb ndaj shqiptarëve të Masuricës dhe Vrajës 1878-1999”, e botuar në vitin 2006,librin“Lulëkuqet në qeli”, “Shqipëria e vjetër verilindore e Nishit dhe Toplicës 1878 – 1913” etj.

-Zoti Reshat Avdiu ish i burgosur politik dhe një njeri me virtyte atdhe dashurie i ka hyre një pune shumë serioze duke e shoshitur këtë temë sa të dhimbshme ,po aq edhe të doemosdorëshme , që të zbardhet e kaluara e terrorit serb mbi gjenocidin e bërë nga terrorizmi serb dhe dëbimin me dhunë .Zoti Reshat Addiu me “Projektin Dokumentar dhe Debate” ka filluar në Kosovë me shumë takime dhe debate duke i prekur edhe dyert e institucioneve në Kosovë, po pa rezultate!Me tryeza, takime dhe me simpoziume të ndryshme me këtë temë, pos në Kosovë dhe Preshevë ka dalë edhe në diasporën shqiptare me çka u mbajtën dy takime të ngjashme njëra në Zvicër dhe kjo e datës 21 .11.2014 në Shtutgart , Gjermani ne të çilen morën pjesë shumë aktivist ,krijues dhe njerëz, që edhe ishin të prekur nga ai gjenocid. Diskutuan shumë pjesëmarrës qe e preken këtë temë secili në këndin e vet po edhe për dëmshpërblimin që duhet ta bëjë Serbia për atë kohë. Pati zëra qe të bëhet ma tepër presion në institucionet e Kosovës që ti japin rendësi kësaj teme që një dite te futet edhe në parlamentin e Kosovës.

Pamje e zotit Reshat Avdiut në përshkrimin dhe ndarjen e disa librave qe vet i ka botuar me këtë temë dhe motiv mbi ato ngjarje.

Pamje e zotit Reshat Avdiut në përshkrimin dhe ndarjen e disa librave qe vet i ka botuar me këtë temë dhe motiv mbi ato ngjarje.

Tu kujtojmë lexuesve se po qe duam ti hyjmë me themel kësaj çështje të gjitha tapitë ,dokumentet dhe dëshmitë e kësaj periudhe janë në Stamboll gjë qe këtë çështje duhet debatuar edhe me institucionet turke mbi tapitë e shqiptareve qe posedojnë toka pasuri nga ajo periudhë. Shume shqiptar qe ikën nga ajo periudhë 1877-1878 e ma vone deri 1913 janë dëshmitë dhe toponimet edhe sot në Serbi, po shumë shqiptar edhe mbiemrat e tyre i mbajnë me fanatizëm nga toponimet e tyre ku kanë lindur siç janë Pllana, Muhaxheri, Vllasa, Toplica, Kastrati, Grabanica, Spanca, Konjusha, Gajtani, Arbana, Breznica etj. Nga kjo kuptohet se të gjitha dokumentet gjenocidi serb i asaj kohe i dogji duk i lënë shqiptarët pa asgjë sikur u përsërit gjenocidi në vitin 1999 duku ju marr dokumentet në kufi me Shqipërinë dhe Maqedoninë . Duhet të shpaloset historia e dhimbshme që tokat shqiptare u zvogëluan me gjak e dhunë nga 130.000 km sa kishte Shqipëria e atëhershme.

Përmes këtij shkrimi ftoj te gjithë historianet , arkeologët dhe studiuesit qe ti rreken kësaj teme me hulumtime të reja dhe shkencore qe do të jetë një armë e fortë në zbardhjen e së vërtetës historike para opinionit kombëtare dhe ndërkombëtar dhe njëherit të gjunjëzoj

Serbinë ne kërkim falje dhe kompensim të dëmeve të bëra popullsisë shqiptare gjatë gjithë periudhave historike.

Ndërkombëtarizimi i çështjes shqiptare dhe vënia e saj përsëri në tavolinë para instancave më të larta do jetë një proces i cili do t’i thotë stop manipulimeve historike , tentimeve të reja gjenocidale apo etnocizmit ndja shqiptarëve ne përgjithësi si dhe çon ne zgjidhjen e statutit shqiptar njëherë e përgjithmonë , çka do të thotë një paqe e qëndrueshme në Ballkan./BujanociNet/

Shkruan: Asllan Dibrani

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com