Tajfuni Hagupit merr shtëpitë dhe jetët me vete (Foto/Video)

0

Tajfuni më i fortë që goditi Filipinet këtë vit, Hagupit, ka bërë kërdi në lindje të arkipelagut. Me të reshura të mëdha dhe me shpejtësi prej 200 kilometrave në orë, ka shkulur kulmet, kabllot elektrike dhe pemët.

Të paktën tre persona u vranë dhe dy u plagosën. Janë evakuuar një milion e 200 mijë njerëz.

Stuhia që erdhi nga Oqeani Paqësor filloi të godas fillimisht fshatrat e peshkimit të ishullit Samar, transmeton Telegrafi.

“Shumë shtëpi, sidomos në bregdet, u morën nga era e fortë”, tha Stephany Uy-Tan, kryetare e Catbaloganit, qytet i madh në Samara. “Pemët dhe telat elektrikë janë në tokë, kulmet e shkatërruar, ndërsa ka edhe përmbytje”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com