Taiboksi po sfidon futbollin në Zvicër

0

Një mbrëmje taiboksi do të mbahet sonte, të cilën po e organizon Irjad Muji për here të dytë në Winterthur në bashkëpunim me federatën zvicerane WKU 

capture-decran-2015-07-04-a-10.48.24

Janë me dhjetëra shkolla të sporteve luftarake të cilat mbledhin bashkë të rinjtë e të gjitha mosha dhe nacionaliteteve në Zvicër. Një pjesë e tyre udhëhiqen nga emra shqiptarë, të njohur në sportet luftarake, kampionë të shumëfishtë zviceranë, evropianë e botërorë. Interesimi i të rinjve për të stërvitur në këto shkolla është tejet i madh madje ato po i sfidojnë edhe klubet e futbollit!

Prej vitit 2010 një shkollë të tillë në Winterthur e udhëheq edhe Irjad Muji, i cili thotë se për secilën shkollë të kick boksit ka aq shumë të interesuar sa që kanë tejkaluar klubet e futbollit.
Muji është origjinë nga Gjilani, ndërsa në Winterthur jeton që nga viti 1995. Me Thai-Box merret që prej vitit 1997. Deri në vitin 2011 ishte aktiv në ring me mbi 40 meqe të zhvilluara.

 
Ja përse thaiboksi nuk është rrahje e pakuptimtë!
Kampion i Zvicrës në vitin 2004-2005 në Federaten WFC në WKU në WPKC në Thaibox profesional. Më 2005 kampion i Zvicrës në Kickbox në WPKC. Më 2007 kampion evropian në Muay-Thai S18 Man Tournir. Në vitin 2008 WFC Kampion i Evropes. Muji mohon se të rinjtë që dalin nga këto shkolla të sporteve luftarake në Zvicër ushtrojnë dhunë.
Ai shpjegon se përse ky sport luftarak është më tepër se një rrahje e pakuptimtë. “Me këtë sport merrem që nga viti 1997, por kurrë nuk kam pasur problem me askënd, e as me ligjin në Zvicër. Sportet luftarake janë e kundërta e dhunës. Çdo sportist që ushtron në ring nuk do të ketë probleme jashtë ringut. Ai që ushtron në sportet luftarake i njeh më mirë aftësitë që i posedon. Përkundrazi, shkollat e sporteve luftarake largojnë të rinjtë nga rruga dhe nga dhuna”, thotë Irjad Muji në një intrevistë për albinfo.ch. Madje ai krenohet me sukseset që ka arritur shkolla e tij në Winterthur.
“Në shkollën tonë kemi 4 kampionë të Zvicrës. Ka shumë federata, titulli i të cilave më nuk është i vlefshëm dhe për këtë arsye ne kemi kaluar në WBC. Në WBC nuk kemi ende shqiptar kampion”, tregon Muji.
capture-decran-2015-07-04-a-10.48.15-586x389
Ka sjellë edhe përvoja nga Tajlanda
Në shkollën e Mujit „Irjad gym Winterthur”, për artin e Thaiboxit dhe Kickbox, të rriturit ushtrojnë 5 herë në javë, fëmijët 3 ndërsa femrat 2 herë në javë.
Muji po përgatitet për një mbrëmje taiboksi që do të mbahet sonte, të cilën po e organizon për here të dytë në Winterthur në bashkëpunim me federatën zvicerane WKU.
Në organizimin e Mujit do të ngjiten në ring taiboksierë nga Zvicra, Austria dhe Gjermania
Gjilanasi kishte stërvitur edhe në Tajlandë prej nga ka sjellë përvojat për nxënësit e tij në Winterthur. Muji kishte sprovuar veten edhe në atje. Në Tajlandë ai ishte ngjitur 4 herë në ring.
„Atje kam mësuar shumë. Kam mësuar se ringu është sport por jo luftë”, thotë Muji duke mohuar në fund se këtë po e bën për biznes. Ai thotë se sportet luftarake i ka vetëm hobi ndërsa punon si shofer kamioni 100 për qind.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com