Tabloidi gjerman, Bild, në një shkrim të sajin mbi Ramazanin, rëndit pesë këshilla për jo-agjëruesit ndaj agjëruesve.

0

Sipas saj, nëse punon në zyrë me një të agjërueshëm duhet ta kuptoni nëse ai vonohet gjatë faljes së namazit ose edhe nëse humbet koncentrimi gjatë perëndimit të Diellit.

muaji_i_shenjte_i_ramazanit_po_vjen___cover_by_imaginemedia1-d7n8166

Më poshtë i keni të renditura këshillat.

►Gjatë kohës së agjërimit, mundohuni ti evitoni hajet dhe pijet përpara kolegëve tuaj myslimanë. Veçanërisht pijet alkoolike.

► Edhe falja e namazit i përket Ramazanit. I mirëkuptoni kolegët tuaj nëse ata vonohet pak më tepër gjatë këtij muaji.

► Sivjet orët e agjërimit janë shumë të gjata. Andaj keni respektin dhe kuptojeni kolegun tuaj, nëse ai gjatë ditës nuk ka koncentrimin e duhur për të punuar.

►Ramazani është muaji i shpirtit dhe faljes së mëkateve. Evitoni sharjet dhe shakatë e tepërta në zyrë.

► Në fund të muajit, mund t’ia uroni kolegut tuaj mysliman, “Urime Bajramin”. /mapo.al/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com