Suspendohet piloti që fjeti gjatë fluturimit të aeroplanit (Foto)

0

Amir Akhtar Hashimi është suspenduar nga puna, pasi gjatë fluturimit nga Islamabad i Pakistanit për në Londër, e ka lënë kujdestar pilotin që është duke u trajnuar dhe ka shkuar për të fjetur.

Stafi që nuk kanë mundur ta bindin të kthehet në kabinë, e kanë fotografuar të mbuluar me batanije në një karrige të klasës së biznesit dhe e kanë raportuar kompaninë ajrore, transmeton Telegrafi.

Madje, thuhet se për dy orë e gjysmë ai e ka lënë fluturaken nën kujdesin e të riut, që ende nuk ka licencë.

Zyrtarë të aviacionit, kanë thënë se nuk kanë vërejtur ndonjë lëvizje të devijuar në rrugët ajrore, ndërsa aterrimi është bërë në rregull.

Deri në ndonjë vendim tjetër, piloti do të qëndrojë larg kabinës së drejtuesit të aeroplanit, ndërsa hetimet rreth rastit po vazhdojnë.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »