Surprizon iPhone, nxjerr modelin që sfidon Galaxy Note 8
14:48 | 06 Shtator 2017

Më 12 shtator, dita e shumëpritur për të apasionuarit e telefonave celularë iPhone do të vijë me një risi nga kompania Apple.

Ko,pania e themeluar nga Steve Jobs do të prezantojë modelin e pa parë e dëgjuar më parë: iPhone Edition, i cili pritet të jetë rivali i Samsung Note8. Lajmin e konfirmon “9to5Mac” e cila zbulon se ky prototip do ti bashkangjitet dy modeleve iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus. Ende nuk dihen specifikime lidhur me këtë celular, pasi drejtuesit e Apple kanë preferuar të mbajnë çdo gjë të fshehtë për ceremoninë inauguruese më 12 shtator.
Edlira Rukaj