Surprizat për Shyhrete Behlulin nuk kanë të ndalur
23:05 | 10 Janar 2019

Pak më parë ajo solli një fotografi në Instagram e cila tregoi dhuratën që ia kishte bërë djali i vogël, Lumi, shkruan lajmi.net.

Kurse tani, Behluli ka publikuar një imazh tjetër në të cilën shfaqet tejet e lumtur dhe falënderon të gjithë ata që e uruan.

“Faleminderit,te gjithe juve qe me keni embelsuar me urimet tuaja❤”, shkruan ajo.

Përndryshe, Shyhretja ka mbushur plot 57 vite me një karrierë të bujshme profesionale e me hite të mëdha. /Lajmi.net/

Atalanta Kërçyku