Super, super-transferimi i Guardiolas te Manchester City
15:58 | 12 Qershor 2018

Pep Guardiola nuk e ka ndërmend që të ndalet tek Manchester City me transferime gjigante.

Trajneri spanjoll ka shpenzuar mbi 600 milionë euro tek skuadra angleze në këto dy vite, e që nuk po ndalet as në këtë verë.

Guardiola ka kërkuar nga Manchester City që ta transferojnë mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs de Ligt, përcjell ORAinfo.

Për transferimin e mbrojtësit holandez, skuadra angleze duhet të paguaj rreth 60 milionë euro, aq edhe sa është klauzola e tij.

Guardiola e sheh Matthijs de Ligtin si zëvendësues të Vincent Kompanys së plakur./ORAinfo/

Aurela Hoxha
S