Super Shala, shënon golin e parë me Spartën (Video)

0

Herolind Shala vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e re Sparta Pragë.

super-shala-sh-euml-non-golin-e-par-euml-me-spart-euml-n_hdPasi asistonte në çdo ndeshje miqësore, tani ka qenë radha që të shënojë me kampionin e Çekisë, transmeton Telegrafi.

Në ndeshjen miqësore mes Spartës dhe Dinamo Tibilisit e fituar 3-1 nga çekët, futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë ka arritur të shënojë golin e parë me skuadrën e re. 22-vjeçari shënoi golin e epërsisë në minutën e 30-të, të ndeshjes.

Shala u transferua te kampionët e Çekisë nga skuadra norvegjeze ODD Ballklub, ndërsa mediat e atjeshme e kanë vlerësuar transferimin e tij si më të mirin të Spartës vitet e fundit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com