Sulmuesit e ‘çmendur’, ja kush është në mesin e viktimave në një prej xhamive
10:12 | 15 Mars 2019

Një dëshmitar ka dhënë detaje të reja në lidhje me  sulmet terroristë në dy xhami në Zelandën e Re.

Ai ka bërë të ditur për “CNN” se ishte duke shkuar për në xhami por u ndal për të ndihmuar kur pa se njerëz ishin duke u larguar me shpejtësi nga brendia e saj.

“Isha duke vozitur pranë por kam parë njerëz të shtrirë në tokë dhe jam ndalur për të ofruar ndihmë, pastaj kam dëgjuar të shtëna”, tha ai, përcjell lajmi.net.

Ai ka theksuar se ka parë një person me “vajzën e tij 3-4 vjeçare e cila ishte qëlluar në shpinë”.

Autoritetet kanë bërë të ditur se deri më tani 49 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda. /Lajmi.net/

Alesia Bami