Sulmohet me thikë refugjati shqiptar

0
Personi i sulmuar ka pasur fat: në xhaketën e tij ndodhej një copë letër, në të cilën është ndalur fuqia goditëse e thikës. Ai ka shpëtuar pa lëndime

Në Zeil am Main, Gjermani, një azilkërkues nga Shqipëria është sulmuar të dielën që shkoi me thikë nga një person i panjohur. Dorasi e ka thirrur së pari në emër shqiptarin 29 vjeçar  dhe i ka kërkuar cigare në gjuhën shqipe, thotë një zëdhënës i policisë në Würzburg. Sapo ai është kthyer nga perosni që e kishte thirrur, i panjohuri e ka therur atë me thikë.

Por, personi i sulmuar ka pasur fat: në xhaketën e tij ndodhej një copë letër, në të cilën është ndalur fuqia goditëse e thikës. Ai ka shpëtuar pa lëndime dhe ka mundur të ikte. Po ashtu edhe kryesi i sulmit ka ikur nga vendi i ngjarjes. Policia nuk ia ka dalë ta kapë sulmuesin.

“Ne po hetojmë në të gjitha drejtimet”, ka thënë për mediet gjermane një zëdhënës policie. Ndërkaq, sipas tij ka indikacione se sulmi mund të ketë pasur një motiv personal.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com