Sulmohet me armë zjarri zyra e presidentit turk Erdogan

0

Një person ka hapur zjarr të enjten në Stamboll drejt ndërtesës ku ndodhet zyra e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoĝan. Mirëpo granata e hedhur nuk shpërtheu, njoftojnë mediet turke.

auto_foto.php1420137154

Sulmuesi u arrestua menjëherë në vendin e ngjarjes, para pallatit Dolmabahce, njoftoi stacioni televiziv CNN-Türk.
Nuk bëhet e ditur nëse Erdoĝan në kohë të këtij sulmi ka qenë në zyrën e tij në qytetin më të madh të Turqisë. Presidenca dhe zyrat e tij kryesore ndodhen në kryeqytetin Ankara, transmeton lajmi.net.

Mediet turke thonë se sulmuesi ishte i armatosur me armë automatike dhe me pistoletë dhe se së pari ka hapur zjarr nga arma e pastaj ka hedhur granatën, e cila nuk shpërtheu. Më vonë policia e shkatërroi granatën në mënyrë të kontrolluar.
Akoma nuk dihen motivet që e kanë shtyrë këtë person të sulmojë zyrën e Erdoĝanit, i cili u zgjodh president i vitin e kaluar, kurse para kësaj, në periudhën e viteve 2003-2014 ka kryer funksionin e kryeministrit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com