Sulmohen sirianët në Kumanovë, policia arreston 20 vjeçarin
10:02 | 19 Maj 2015

Në Parkun e qytetit në Kumanovë, dy persona kanë qenë të sulmuar fizikisht dhe plaçkitur nga një grup prej pesë personave. Personat e sulmuar M.A (25) dhe B.A (17), që të dy shtetas të Sirisë, përpos goditjeve që kanë marrë kanë ngelur edhe pa 500 euro dhe gardërobën e tyre.

auto-3gggg1432027471 Policia e Kumanovës ka arritur të ndaloj B.A (20) vjeçar si njëri nga të dyshuarit për sulmin fizik. Tek ai është gjetur ora e dorës, ndërsa policia po gjurmon edhe pas personave tjerë. Emigrantët janë dërguar në Qendrën strehimore për të huaj në Shkup.
Françeska Jaçe