Sulejmani: Kërkoj falje nga Haliti dhe falënderoj pushtetin lokal për menaxhim të mirë

0

Pas demantit të drejtorit të drejtoratit për ndërtim Agim Haliti, i cili tha se, kanalizimi në rrugën e lagjës Haxhi Musa, punimet e filluar javën e kaluar kan përfunduar sipas planit të parapar dhe se premtimet e dhëna do të realizohen, njëri nga banorët e asaj lagje Hevzi Sulejmani ditë më parë shprehi paknaqësi pikrisht për këtë rrugë.

vlcsnap-2015-08-07-11h59m08s875

Gjatë ditës së sotme RTB prap ka vizituar këtë lagjë ku ekzekutuesi i punëve me urdhër të drejtoratit për ndërtim ka sanuar rrjetin e kanalizimit i cili ishte ekzekutuar nga vet banorët e lagjes me vet finansim, shum vite më parë. Në krahasim me ditë më parë kur Sulejmani shprehi pakënaqësi rreth rrjetit të kanalizimit, sot ai kishte tjera fjalë për Halitin dhe punët që janë duke u kryer. Hevzi Sulejmani, sot u shpreh faliminedrues ndaj ndërmarjes direksioni për ndërtim, duke kërkuar dhe falje publike për paknaqësit e tijë që i kishte shprehur dit më parë. ”Unë e falënderoj drejtorin Haliti dhe i kërkojë falje, sepse për këtë problem, që ai nuk ka kurfar faji disa herë e kam penguar edhe në punë. Unë falënderojë gjithashtu edhe udhëheqësinë komunale në krye me kryetarin Nagip Arifin për menaxhim të mirë, sepse kanalizimi, asfaltimi, uji i pijshëm dhe infrastruktura në përgjithësi është shum e rëndësishme në zhvillimin e një jete normale” ka thënë Sulejmani. Sulejmani theksoi se, proejkti i rrjeti të kanalizimit ka qenë i proejktuar shumë vitë më parë andaj dhe këtu kanë hasur banorët me vështri në kyçje të rrjetit, kurse sot ky problem është zhgjidhur fal drejtorit të ndërmarjes për ndërtim Agim Haliti dhe pushtetit lokal që po punon me përkushtim të madh./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com