Sukseset e NP “Komunalia” çdo ditë e më të mëdha

0

Banorët e fshatit Lluçan të komunës së Bujanoci, tani e tutje do ta kenë shumë më të lehtë qarkullimin si me makina ashtu dhe në këmbësori, për të shkuar në parcelat e tyre bujqësore, sepse makineritë e “Komunalisë” sot kanë bërë riparimin e rrugës që shpije nga fshati Osllar në drejtim të fshatit Lluçan, këtë rrugë dhe fshati Osllara mund ta gëzoj këtë, për shkak se i kanë varrezat e fshatit.

nija

Në vendngjarje sot ishte edhe Avni Ismaili kryetari i organit mbykqyrës në këtë dnërmarrje me bashkëpunëtorët e tij, për ti inspektuar punimet së bashku me kryetarin e Bashkësisë Lokale të Lluçanit, Ridvan Isufit, ku ky i fundit u shpreh faliminderues për këto punime, sepse ishin më se të nevojshme sidomos për bujqit të cilët i punojnë arat e tyre. Po ashtu ky eksavator i komunlaisë ka bërë dhe riparimin e rrugës në fshatin Turi, ku nga varrezat e fshatit që shpien në drejtim të Lluçanit, rrugë kjo që më së shumti e frekuentojnë nxënësit e fshatit që udhëtojnë çdo ditë për në shkollën e Lluçanit. rruga 2Ismaili tha se kjo është duke u bërë në bashkëpunim me banorët e fshatit Turi të cilët do të iu sigurojnë disa kamion me zhavorr e pastaj komunalia për të rrafshuar dhe riparuar për qarkullim sa më të mirë. Ndërmarrja Publike Komunalia së fundmi është duke u marrë dhe me riparimin e rrugësve sekondare në fshatrat e komunës së Bujanocit, siç ishin ditë më parë edhe në Malësinë e Bujanocit, gjegjësisht në fshatin Çarr dhe Zarbincë. Kjo sipas Ismailit bëhet gjithnjë për përmisimin e qarkullimit nga qytetarët e komunës së Bujanocit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com