Suedia zgjedh nesër parlamentarët e rinj, në garë edhe 6 shqiptarë

0

Kur duhet më pak se një ditë për fillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në Suedi, politikanët dhe aktivistët e fushatave të tyre, ishin në rrugët e Stokholmit për të bërë thirrjet e fundit për votime.

Opozita, e udhëhequr nga Stefan Lofven i Partisë Social Demokrate, prej kohësh ka qenë i favorizuar prej sondazheve, por hapësira është ngushtuar javën e fundit pasi disa prej votuesve duket se kanë vendosur të mbështesin sërish qeverinë e qendrës së djathtë të udhëhequr nga kryeministri Fredrik Rainfeld.

Në zgjedhje do të ketë edhe pak “dorë” shqiptare, pasi janë plot 6 kandidatë të cilët garojnë për t’u bërë anëtarë të parlamentit.
Kandidatët shqiptarë janë Adnan Dibrani, Arba Kokalari, Adrian Kaba, Naim Murseli, Aurora Pirraku Erikson dhe Shkurte Xhemajli.

Ata pritet të gëzojnë mbështetje jo vetëm nga komuniteti shqiptar atje, i cili gëzon të drejtën e votës nëse kanë nënshtetësi suedeze apo nëse janë regjistruar në censusin e fundit të kryer në vend.

Ndërkohë, të dy partitë kanë qenë mjaft aktive në qendër të qytetit. Pika më e rëndësishme e debateve ka qenë pa diskutim sistemi arsimor, sidomos ai i nivelit të ulët.

Çështje të tjera të ndjeshme janë edhe financat dhe politika e jashtme.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com