Suedia kërkon punëtorë të huaj

0

Zyra për Migracion në Suedi ka publikuar një listë zyrtare të profesioneve të kërkuara në vend për të tërhequr punëtorë të huaj të kualifikuar.

Më së shumti kërkohen profesionistët si infermierë, inxhinierë dhe teknikë të elektronikës, kuzhinierë, mekanikë, piktorë, bukëpjekës, kuzhinierë ëmbëlsirash, hidraulikë dhe dentistë.

Ndër profesionet e kërkuara janë edhe farmacistët, gjeodetët, inxhinierët civilë dhe teknikë, shoferë-instruktorë, komercialistët, mjekët, mekanikë kamioni, mësimdhënës dhe mësues për shkollat fillore, pedagogë për personat me nevoja të veçanta, psikologë, punëtorë në ndërtimin e hekurudhave dhe rrugëve, minatorë, xhamapunues, etj.

Në Suedi kërkohen edhe profesione të tilla, si mësues për aktivitete të lira, këshilltarë për orientim në karrierë dhe profesion.

Nëse punëdhënësi në Suedi fton kandidatin në intervistë për punë, aplikimi për leje pune mund të dorëzohet nga Suedia në vend të kthimit të kandidatëve në atdheun e tyre.

Më shumë informacion mund t’i gjeni në faqen e internetit të Institutit për Migrim “Migrationsverket”.

Sipas kompanisë konsulente “Ernst & Young”, paga mesatare bruto në Suedi është 32 769 në vit, ose 2,730 € në muaj.

Suedia është e njohur në mbarë botën për zhvillimin e ekonomisë të orientuara nga eksporti.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com