Suarez kafshon sërish? – UEFA nuk ndërmerr asgjë (Foto/Video)

0

UEFA nuk do të marrë kurrfarë veprimesh kundër Luis Suarezit, pas dyshimeve për një tjetër tentim-kafshimi nga uruguaiani.

Sulmuesi i Barcelonës është xhiruar duke u përpjekur që t’ia kafshonte dorën Martin Demichelisit në ndeshjen kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Xhirimet dhe fotografitë shfaqin Demichelisin duke zgjatur dorën në drejtim të Suarez, ndërsa ky i fundit e sulmon me dhëmbë.

Sidoqoftë, këto materiale dhe veprime nuk janë dëshmi të mjaftueshme për Komisionin disiplinor të UEFA-s që nuk do të ndërmarrë kurrfarë aksioni kundër 28-vjeçarit.

Edhe pse ekzistojnë dyshime se Suarez i është kthyer zakonit të vjetër, megjithatë as Demichelis e as Manchester City nuk kanë bërë ankesë për sjellje josportive të futbollistit të Barcelonës. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com