Stuhia solare sot pritet të arrijë në Tokë

0
Dy shpërthime të mëdha në sipërfaqe të Diellit, të cilat kanë lëshuar stuhi diellore magnetike, sot (12 shtator) do të godasin Tokën, me ç’rast pritët të ndikojë në ndërprerje të sinjaleve të GPS-it, radio komunikimit dhe transmetimeve të tjera.Thomas Berger, drejtor i Qendrës për Parashikime Atmosferike Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, të Amerikës, ka thënë se pavarësisht se shpërthimet ishin të mëdha, në Tokë nuk pritet ndonjë goditje serioze apo të pakontrollueshme.

Ai ka thënë se nga ky lajm nuk ka nevojë të krijohet panik, pasi sipas tij, kjo stuhi diellore magnetike e cila pritet të godasë Tokën sot pasdite, do të shkaktojë për pak kohë vetëm probleme me sinjalet e komunikimit.

Berger ka thënë se ekspertët e Qendrës për Parashikime Atmosferike Kombëtare janë duke përcjellur me kujdes situatën, pasi sipas tij, kjo është një mundësi e mirë për të studiuar fenomenet që ndodhin në sistemin diellor.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com