Stuhi në Zvicër, përmbytet autostrada në Wil (SG)

0

Është raportuar për shira të rrëmbyeshëm pasditen e së dielës në Zvicër. Në Seeland shumë bodrume u përmbytën. Gjithashtu është goditur rëndë edhe Wil (SG) nga shirat e rrëmbyeshëm makina janë bllokuar në autostradë.

wil12-587x381

Shirat filluan, sipas SRF Meteo mbi Neuchâtel, Jura dhe Fribourg. Në të njëjtën kohë një stuhi kishte shpërthyer edhe në rajonin në lindje të Alpstein.

Veçanërisht me keq ishte goditur zona mes Romont dhe Murten. Edhe Berner Seeland ishte prekur. Në policia Bernese kantonale arritën brenda një ore 120 thirrje për dëme të shkaktuara nga moti i lig. Kryesish bëhet fjalë për bodrume dhe garazhe të përmbytura.

Por edhe në Wil (SG) është raportuar për shi të fortë – saqë kishte përmbytur autostraden A1. Edhe pjesët e qytetit dhe stacioni hekurudhor janë përmbytur.. Në A1 disa makina janë bllokuar në baltë, njoftoi policia.

Autostrada A1 do të mbetet e mbyllur mes Münchwilen dhe Uzwil deri në  orën 5 të mëngjesit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com