Studiuesit zviceranë zbulojnë viruse që luftojnë kancerin

0

Viruse artificiale që alarmojnë sistemin imunitar dhe e nxisin të dërgojë qeliza vrasëse që luftojnë kundër kancerit.

Këto viruse janë realizuar nga studiues zviceranëuniversitetit të Gjenevës dhe atij të Bazelit.

Terapi që stimulojnë mbrojtjen e trupit me viruse përdoren prej disa vitesh në luftën kundër tumorëve, por të drejtosh qelizat imunitare ekskluzivisht kundër atyre kancerogjene është një objektiv që deri tani nuk është arritur asnjëherë.

Studiuesit, të drejtuar nga Doron Merkler dhe Daniel Pinschewer, kanë prodhuar viruse artificiale të bazuar në një sëmundje të minjve që mund të transferohet edhe tek njeriu.

Në virus kanë vendosur proteina të njëjta si ato të qelizave të kancerit dhe këto i mundësojnë sistemit imunitar që t’i njohë si të rrezikshme.

Kombinimi i sinjalit të alarmit me proteina tumorale ka shkaktuar krijimin e një ushtrie me qeliza vrasëse, ose limfocitet T, që arritën më pas të identifikojnë dhe shkatërrojnë qelizat e vërteta kancerogjene.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com