Studimi: Përdorimi i tepruar i telefonave nga prindërit e përçan familjen

0

Përdorimi i tepruar i telefonave mobilë nga prindërit e përçan familjen, sipas një studimi me fëmijë.

Më shumë se një e treta e 2.000 fëmijët të moshës mes 11 dhe 18 vjeçe që morën pjesë në këtë studim, iu kishin kërkuar prindërve të vet që të ndalonin së kontrolluari telefonat, transmeton Express.

Dhe 14% prej tyre kanë thënë se prindërit e tyre rrinë online gjatë kohës së ushqimit, edhe pse 95% të 3.000 prindërve që morën pjesë ndaras në sondazh, e mohuan një gjë të tillë.

Studimi u krye nga “Digital Awareness UK”.

·         82% e fëmijëve thanë se gjatë kohës së ushqimit s’duhet të përdorët telefoni

·         22% thanë se përdorimi i telefonave nuk i lënë familjet e tyre që të kënaqen në shoqërimin e njëri-tjetrit.

·         36% e tyre thanë se u kishin kërkuar prindërve që t’i linin anash telefonat./Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com