Studentët tepër të lumtur, nga sot kanë filluar tërheqjen e bursave në llogarit e tyre

0

Nga dita e djeshme ka filluar ndarja e mjeteve nëpër llogarit bankare për të gjithë studentët të cilët kanë fituar të drejtën e bursës nga buxheti i komunës së Bujanocit për vitin akademik 2014-15.

novac-foto-telegraf-14

Studentët që sot kanë tërhequr parat e tyre nëpër llogarit bankare u shprehën se kjo është mënyra më e mirë për tërheqjen e parave, gjë që viteve të kaluara këto mjete janë ndarë në para kesh. Ata ishin të kënaqur edhe me mjete që iu kan ndarë nga komuna, ku falemnderuan pushtetin lokal për kontriboutin që janë duke e dhënë në përmirësimin e kushteve për studentët. Studentët thonë se, sado që është shuma e ndarë ato do të na ndihmojnë për shpenzimet studentore. Janë gjithsej 906 studet të cilët kanë fituar të drejtën e stimulimt për studime, ku 150 prej tyre kanë pasur mundësi të tërheqin parat nëpër llogarit e tyre bankare. Pjesa tjetër e studentëve të cilët nuk kan mundur të tërheqin parat në llogarit e tyre, mjetet do të ndahen mbas festës së një majit, kishte njoftuar dje kryeshefi i drejtoratit për arsim në komunën e Bujanocit, Bajram Fejzullahu. Shuma e mjeteve të ndara për bursat studentore për ktë vit është 10 milion dinar, ndërkaq për studentët të cilët studiojnë në fakultetin e Suboticës dega në Bujanoc ndahen nga 7 mijë dinarë ndërsa për ata student të cilët studiojnë jasht vendit janë vlersuar sipas notës mesatare./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com