Studentët nga Beogradi ndryshojnë mendjen për Bujanocin

0

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi priti sot në takim disa student nga fakulteti juridik dhe shkensave politike nga Beogradi. Ky takim është organizuar nga organizata nisma e të rinjëve për të drejtat e njeriut me seli në Beograd.

ARIFI 1Në projektin e organizatës në fjalë ishte e paraparë që ti bëjnë vixzit komunës sonë dhe të njoftohen me situatën aktuale politike, dhe çështjet tjera që ballafoqohet ky vend. Gjatë takimit kryetari Arifi iu përgjigj të gjitha pyetjeve të cilët iu nënshtruan nga ana e mysafirve, për tia sqaruar më detajisht gjendjen dhe se si funksionon gjithçka në këtë vend. Kryetari Arifi foli për situatën e para luftës dhe situatën aktuale që është tash, duke i kujtuar të pranishmit se ka probleme, por nuk është gjithça zi në këtë vend, duhet që Qeveria të punoj edhe më tej dhe t’i merr parasysh kërkesat e shqipëtarëve të kësaj ana, për një të ardhme edhe më të mirë. Lidhur me takimin e sotëm shefi i kabinetit të Kryeratit Arbër Pajaziti, tha se, vizita e studentëve nga beogradi është një hap pozitiv, sepse ata nga afër janë njoftuar nga kryetari Arifi për situatën në komunë ntonë, kjo është një gjë pozitive sepse mediat e ndryshme gjithnjë janë munduar që ta shtrembërojnë realitetin e këtij rajoni. Pajaziti gjithashtu potencoi se, komuna e bUjanocit gjithmonë i ka dyert e hapura për të rinjtë pamvarësisht nga janë ata. Aty u pa se stydentët në fjal nuk ishin edhe aq mirë të informuar dhe se ata për Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën kishin ndëgjuar vetëm nga mediat beogradase. Gjorgje Bojoviq, kordinatorë i projektit, të organizatës nisma e të rinjëve për të drejtat e njeriut, tha se, “më vjenë mirë që nga dora e parë morëm informacione për këtë vend. Qëllimi i jonë ishte që të njoftohemi me situatën dhe të nisim hapat për ndryshime në këtë vend, kemi pas dëshir të njoftohemi me situatën në përgjithsi, të shohim se cilat janë problemet që përballen të rinjët e këtij vendi, dhe të provojm që së bashku ta hapim një rrugë, në mënyr që të rinjët nga Bujanoci ti zgjidhin ato dhe me një fjalë ta përhapim një fotografi pozitive në Bujanoc dhe Beograd. Po qka është me rëndësi ne sot kuptuam se nuk është gjendja e njejt siq na informojn mediat, këtu pam, se situata nuk është as e zez por as e bardh, ka gjëra pozitive por ka edhe negative që duhen të zgjidhen, si çështja e punsimit, përdorimit gjuhës, arsimit dhe çështjeve të tjera, ka thënë Bojoviq./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com