Stoltenberg: Ushtria e BE’së s’duhet ta rivalizojë NATO’n
22:10 | 20 Nentor 2018

“Unë kam qenë po aq i qartë për faktin se përpjekjet e BE-së nuk duhet të konkurrojnë me NATO-n, sepse NATO mbetet thelbi i sigurisë europiane”, tha Stoltenberg para takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.

Stoltenberg tha se rreth 80% e shpenzimeve të NATO-s për mbrojtje do të vijnë nga aleatët e NATO-s jashtë BE-së pas Brexit-it.

Ai përshëndeti gjithashtu nivelet “e paprecedenta” të bashkëpunimit midis BE-së dhe NATO-s.

“Mbrojtja më e fortë europiane mund të kontribuojë në ndarjen më të drejtë të barrës brenda NATO-s”, theksoi Stoltenberg.

Stoltenberg theksoi se “përpjekjet e BE-së mbi mbrojtjen mund të kompletojnë NATO-n, si mbështetje për të zhvilluar aftësitë e reja të Aleancës dhe trajtimin e fragmentimit të tregut të mbrojtjes të BE-së”, përcjell Atsh.

Ai theksoi se “gjeografia dhe paraja janë fakte që nuk mund të injorohen. Norvegjia në veri dhe Turqia në jug, Kanadaja, SHBA-ja dhe Britania e Madhe në perëndim janë të rëndësishme për sigurinë europiane”, tha Stoltenberg.

Kristin Prengaj