Sterling te City, QPR-ja fiton milionat
10:02 | 24 Maj 2015

Raheem Sterling do të largohet nga Liverpooli, ndërsa e ardhmja e tij pritet të jetë në Manchester City.

sterling-te-city-qpr-ja-fiton-milionat_hd Mediat angleze kanë shkruar se City aktualisht po udhëheq garën për të nënshkruar me talentin anglez.   Sipas ‘Metro’, ish-kampionët e Anglisë kanë ofruar 50 milionë euro për yllin anglez ofertë që duket e parefuzueshme.   Ndërkohë të gjitha ato para nuk do t’i marrë Liverpooli, pasi 20% e shumës do t’i takojnë skuadrës së QPR-së, ku Sterling mori hapat e parë në karrierë para se të transferohej te Lierpool.   Megjithatë në garë për talentin anglez mbeten edhe skuadra tjera të mëdha, si Arsenal, Chelsea, Bayern Munich dhe Real Madrid. /Telegrafi/
Edlira Rukaj