Stefanoviç: 60 mijë shqiptarë të Kosovës duan pasaporta serbe

0

Rreth 60 mijë shqiptarë të Kosovës kanë bërë kërkesë për pasaportë serbe. Lajmi bëhet i ditur nga Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviç i cili ka deklaruar se aktualisht në Serbi janë paraqitur rreth 60.000 kërkesa të shqiptarëve të Kosovës dhe Metohisë për pasaportë serbe.

1_438437200Stefanoviç e deklaroi këtë pas nëshkrimit të një protokolli me ambasadorin Suedez Kristen Aspom, për zbatimin e marrëveshjes mes Serbisë dhe komunitetit Europian për rikthimin e emigrantëve që qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në vendet e BE-së.

Stefanoviç tha se këtë numër në rritje të shqiptarëve për pasaporta serbe e shikon si dëshirë për të njohur Serbinë si atdheun e tyre.

Më tej Ministri i Brendshëm njoftoi se në 48 orët e fundit forcat policore kanë arrestuar 290 emigrantë kosovarë dhe azil kërkues të rremë, bashkë me 15 trafikuesit, që kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin e Serbisë duke synuar vendet e BE-së. (INA)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com