Stankoviq: Të parandolohet shpërngulja e popullatës nga Medvegja

0

Kryetari i trupit Koordinues për Preshevës, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq gjatë një takimi me drejtuesit e komunës së Medvegjës ka thënë se për shkak të situatës së rëndë ekonomike nga teritori i Medvegjës gjithnjë e më shumë njerëz po largohen dhe është e nevojshme që sa më shpejtë të jetë e mundur të filloj prodhimi në minierën “Lece”, por edhe të hapen reparte tjera, transmeton presheva.com.

ZoranStankovic

“Së pari duhet të parandalojmë emigrimin nga këto hapsira, e pastaj të krijojmë kushte për kthimin e atyre që janë zhvendosur. Kjo do të thotë që urgjentisht duhet të gjendet zgjidhje për problemet ekonomike, për hapjen e vendeve të reja të punës që njerëzit të mos largohen, a e pastaj me investime të reja, ti ndihmojmë atyre që janë larguar këtej” ka thënë Stankoviq. Sipas të dhënave jozyrtare, nga Medvegja janë larguar rreth 4000 banorë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com