STANKOVIQ: PËR QENDRËN E PRANIMIT NË PRESHEVË 15.000 EURO NË DITË

0

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka thënë se shteti për funskionimin e Qendrës për Pranim të Emigrantëve në Preshevë ndanë çdo ditë 15.000 euro, por që në muajt e ardhshëm është e nevojshme që të sigurohen më shumë mjete dhe pritet angazhim më i madh i bashkësisë ndërkombëtare.

1437392369_newspic_45_1

“Qendra për Pranimin e Emigrantëve në Preshevë është vend i parë i organizuar për pranimin e emigrantëve në këtë pjesë të Europës, vend ku ata çdo ditë e më shumë paraqiten dhe ku çdo ditë detyrimet e shtetit rriten“, ka thënë Stankoviq. Sipas tij, në qendër çdo ditë vijnë mes 700 dhe 900 emigrantë të cilët ilegalisht kalojnë kufirin tonë dhe kjo i bie se vijnë pa asnjë dokumentacion dhe për këtë Qendra për Pranim ka gjithnjë e më shumë obligime që për këta njerëz të kujdeset në mënyrë të drejtë. „Para së gjithash kjo nënkupton evidentimin e tyre, sigurimin e dokumenteve me të cilat mund të udhëtojnë në vendin tonë, sigurimet shëndetësore dhe dhënien e ndihmës së nevojshme mjekësore, duke marrë parasysh se rruga e gjatë dhe ecja në këmbë len pasoja në shëndetin e tyre“, ka thënë Stankoviq. „Përveç kësaj është e nevojshme të bëhet regjistrimi i tyre, çka nënkupton marrjen e shenjave të gishtave dhe fotografimin, ndërsa pastaj vijon freskimi dhe pastrimi pas ecjes së gjatë“, shton ai.  Stankoviq thekson se për gratë dhe fëmijët do të sigurohen paralele të posaçme ku mund të flejnë në krevate, ndërsa për meshkujt janë siguruar shatorat ku mund të pushojnë. Emigrantët në Qendrën e Pranimit më së shumti rrijnë 24 orë, eventualisht 48 orë, ndërsa pas kësaj nisen për në veri duke pritur që të vazhdojnë rrugën në drejtim të vendeve të Europës Perendimore, ka theksuar ai duke shtuar se për emigrantët është siguruar shinobus nga Presheva në drejtim të qendrave për përkujdesin e tyre, siç është qendra në Kanjizh. Ai thekson se brengë e veçantë është se në mesin e tyre ka pasur shumë pak fëmijë, ndërsa tani ai numër është shumë më i madh dhe për atë egziston nevoja më e madhe që atyre fëmijëve t’i ofrohet ndihmë, çka nënkupton përpjekje dhe mjete shtesë. Shuajtjet për emigratë, për 400 në ditë, i ka siguruar UNHCR-ja, të tjerat shuajtje i siguron Kryqi Kuq dhe Komesariati për Refugjatë, ndërsa në blerjen e barnave të cilat momentalisht janë të mjaftueshme është duke ndihmar bashkësia ndërkombëtare. “Përshkak të rritjes së fluksit të emigrantëve, tani në ndihmë përfshihen edhe qytetet tjera, pikë sëpari, në regjistrimin dhe sigurimin e dokumenteve për lëvizjen e tyre”, ka thënë Stankoviq duke shtuar se shpreson që në periudhën e ardhshme të sigurohen të gjitha sendet të duhura për emigrantëve, por edhe ata do të jenë durushëm dhe do të kuptojnë po nëse nuk do të kenë mundësi që disa ditë të sigurohen të gjitha nevojat e sasisë së ushqimi dhe barnave. Stankoviq ka theksuar pritshmëri të angazhimit më të madh të bashkësisë ndërkombëtare në periudhën e ardhshme, duke marrë parasysh që Qendra për Pranim në Preshevë, Qeverisë së Serbisë në ditë i kushton 15.000 euro, sipas vlerësimit të tij mjete të cilat janë mëdha. Fluksi i emigrantëve në Preshevë, sipas tij, do të vazhdojë jo vetëm këtë verë por edhe disa vite të ardhshme, duke marrë parasysh situatën në vendet nga të cilat vijnë, çka tregon mjete të konsiderushme finanasiare, ndërsa nuk mund të thuhet se nëse do të kemi mundësi që kështu ta vazhdojmë në këtë mënyrë, sepse gjithçka që bëhet momentalisht bëhet duke iu faleminderuar shtetit, donatorëve privat, bashkësisë ndërkombëtare dhe të gjithëve atyrëve të cilët dëshirojnë të ndihmojnë. Presheva do të mund që në periudhën e ardhshme dhe në disa muajt e ardhshëm që të përballet me fluksin e emigrantëve në mënyrë të drejtë, mendon Stankoviq duke shprehur i kënaqur me atë se si vetqeverisja lokale dhe banorët kanë treguar shkallë të lartë të përgjegjësisë dhe aktivitetet në nënyrë që këtyre njerëzve t’i ofrohet ndihmë. Megjithatë, në muajt e ardhshëm do të duhet që më shumë të përfshihet bashkësia ndërkombëtare dhe do të duhej që më shumë mjete të sigurohen duke marrë parasysh situatën e cila mbizotëron në vendin tonë, kriza ekonomike dhe numri i madh të emigrantëve të cilët vetëm se jetojnë në Serbi prej njëzet dhe më shumë viteve. Duke theksuar se si emigrantët të përfshirë nga lufta, janë të pa fat për atë se çka ndodhë në vendin e tyre, ata tregojnë shkallë të madhe të tolerancës, mirëkuptimit dhe të cilët presin ndihmën nga të tjerët. Stankoviq ka thënë që të ipen përpjekje dhe të gjitha mjetet e disponueshme për t’i ndihmuar atyrëve. “Shpresoj që siç ishte deri më tani, qytetarët e Serbisë të kuptojnë dhe pranojnë që atyre njerëzve t’i ndihmohet, për dallim nga disa të cilat bëjnë mure që ata njerëz mos të shkojnë në vendet e tyre, edhe pse ata dhe anëtarët e familjeve të tyre, përshkak të konfliktit i cili është vazhdon në vendet e tyre kanë ikur nga ato vende që ta shpëtojnë kokën dhe për të kërkuar ndihmë”, ka përfunduar Stankoviq./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com