Stankoviq: Ndihma e shtetit për ta ndihmuar Medvegjën

0

ZoranStankovic

Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq ka paralajmëruar ndihmën e shtetit për zgjidhen e problemit të infrastrukturës dhe atij ekonomik në teritorin e Banjës së Sijarinës.

“Kemi arritur marrëveshje që vetqeverisja lokale krijoj plan dhe program dhe të konstatoj prioritetet që duhet të zgjidhen në afat të shkurtë, afat të mesëm dhe afat gjatë, si dhe jemi marrë veshe për dinamikën për realizimin e këtyre aktiviteteve” ka thënë Stankoviq, Stankoviq shpreson që “shteti të ketë sukses të ndihmoj kësaj hapsire që banorët e saj të mbesin në vendlindje dhe ti siguroj kushte të mira për jetesë dhe punë”. “Kemi vizituar Banjën e Sijarinës për të shikuar se cilat janë mundësitë duke marrë parasysh që ajo posedon kapacitet prej 18 burime të ujit mineral” ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com