Stacioni policor në Preshevë me hapsira të reja

0

Ministri i punëve të brendshme të Serbisë Nebojsha Stefanoviq ka inaoguruar dhe ka lëshuar në punë hapsirat e reja të stacionit policor në Preshevë. Me këtë rast, miistrit iu është dhuruar një mirënjohje për kontributrin e tij për adoptimin e objektit.

PoliciaPresheve-01

“Unë këtë e përjetoj si mirënjohje për punën e të gjithë atyre njerëzve që punojnë në Ministrinë e Punëve të brendshme dhe në vetqeverisjen lokale dhe të gjithë atyre njerëzve të vullnetit të mirë që kanë ndihmuar MUP-in, në vitet që i lam pas dhe vitet që po vijnë, përparon dhe ruan sigurinë e të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Keni parë, që kjo Qeveri, është Qeveri që don të ndërtoj. Ndërtojmë ura ndërmjet dy brigjeve, por edhe ura ndërmjet njerëzve” ka thënë ministri Stefanoviq.

PoliciaPresheve

“Kam ardhë këtu që të ju them se gjithmonë do të jemi të gatshëm ti dëgjojmë njerëzit, të bisedojmë me ta. A do ti zgjidhim problemet dhe a do të jemi të gatshëm që të punojmë me njerëz? Apsolutisht po” ka thënë Stefanoviq. Stefanoviq është ministri i parë i punëve të brendshme i cili viziton Preshevën që nga viti 1946.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com