Stacioni policor në Bujanoc apelon tek qytetarët që ti legalizojnë armët pa leje, sepse ligji ua mundëson një gjë të tillë

0

Kuvendi i Sërbis me 20 shkurt ka miratuar ligjin për armë dhe municion. Ligji për Armët dhe municionet mundëson kontrollin efektiv të posedimit dhe trafikimit të armëve, të cilat do të parandalojnë keqpërdorimin e vet dhe për të përmirësuar sigurinë e qytetarëve të Sërbisë. Ministria e punëve të brendshme e Republikës së Serbis, nga 4 marsi i këtij viti, me një kohëzgjatje prej tre muaj do të zbatoj ligjin për legalizimin e armëve.

22153-oruzje

Drejtuesit e Stacionit Policor në Bujanoc sot kanë bërë apel tek të gjithë qytetarët e komunës për të legalizuar armët e tyre pasi që ligji i’a mundëson këtë pa kurrfarë pengese. Kryeshefi i stacionit policorë në Bujanoc Dragan Veliçkoviq dhe zëvendës komandanti, Enver Sulejmani kanë thënë se gjithë qytetarët në afat prej tre muajve kanë mundësin të i deklarojnë armët në stacionin policor në Bujanoc. Sulejmani duke iu referuar ligjit mbi armët dhe municionin, thotë se, pronarëve të armëvë iu është mundësuar edhe pa deklarimin e prejardhjes së armës ta bëjnë dorzimin dhe nuk do të përgjigjen për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu gjatë legalizimit ligjorë personat fizik dhe juridik mun ti regjistrojn armët për siguri personale, pistoletat, revolet, armët për gjah ku hyjn edhe pushkët e gjahëtarëve, karabinet si dhe armët sportive. Sipas vlerësimeve, në Sërbi janë më shumë se tre milion copë të armëve ilegale, që do të thotë se në secilën pistolet të regjisatruar së paku tre janë jo legale. Ekspertët thonë se minimum 80 përqind e armëve të cilëat qytetarët i fshehin nëpër shtëpi, të cilat i bartin kriminelët ose kryejn ndonjë vepër penale, janë plotësisht jo legale dhe më së shumti janë të mbetura nga luftërat e më parme./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com