Stacioni i Veterinarisë së Bujanocit ndan 600 mijë dinarë subvencione për Vaxhid Ajvazin nga Çarri

0

600 mijë dinarë, Stacioni i Veterinarisë në Bujanoc, ka ndarë sot për blegtorin Vaxhid Ajvazin nga Çarri për përkushtimin maksimal ndaj dhenëve dhe gjedheve që tanimë ai po ruan.

Vaxhid Ajvazi, sot edhe zyrtarisht ka përfituar një subvencion në vlerë prej 600 mijë dinarëve (mbi 5 mijë euro), si rezultat i përkushtimit maksimal ndaj dhenëve dhe lopëve që ai posedon.

Nga Stacioni i Veterinarisë në Bujanoc, pohojnë se, subvnecionimi prej 600 mijë dinarëve për Vaxhid Ajvazit, vjen si rezultat, se ai tanimë rradhitet ndër blegtorët më të mirë të komunës së Bujanocit, ngase, ‘kultivon’ dele dhe lopë të amëzuara.

Njëherit kjo përbën edhe subvencionimin më të madh për vitet e fundit të Stacionit të Veterinarisë të Bujanocit./Lugina-Lajm/

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com