Specat e djegëst mund të ndihmojë në vrasjen e qelizave të kancerit

0

Kapsaicina, komponenti përgjegjëse për djegës, një ditë do të mund të shndërrohet në një trajtim terapeutik të kancerit, sipas një studimi të ri, transmeton koha.net.

Qysh në vitin 2006, shkencëtarët kanë gjetur prova se doza të larta të kapsaicinës mund t’i vrasin qelizat e kancerit të prostatës në minj duke i lënë qelizat e shëndetshme të padëmtuara, por njerëzit do të duhet të hanë sasi të mëdha të specave çdo javë për ta marrë diku afërsisht të njëjtën dozë. Një alternativë më e mirë do të ishte që të shndërrohet komponenti në një ilaç të koncentruar, por deri më tani askush nuk e ka kuptuar saktësisht se si e shkakton vdekjen e qelizave.

Tani shkencëtarët në Indi kanë treguar për herë të parë sesi kapsaicina lidhet me një qelizë të kancerit dhe shkakton ndryshime brenda saj, që është hapi i parë drejt shfrytëzimit të efektit të komponentit në mjekim.

Hulumtuesit e Indian Institute of Technology Madras ishin në gjendje ta detektonin sesi ndërvepron komponenti me membranat qelizore duke e monitoruar ndriçimin e saj natyror fluoreshent. Ata zbuluan se kapsaicina lidhet me sipërfaqen e një qelize të kancerit, dhe pastaj strehohet në membranën e qelizës.

Prania e komponentit fillon të shkaktojë ndryshime kimike në membranë, dhe në qoftë se shtoni mjaft, kjo në fakt shkakton që membranat të shpërbëhet.

Ekipi ende nuk e kupton shtegun molekular që e shkakton këtë reagim, por kërkimet e mëtejshme mund të ndihmojnë në zhbllokimin e mënyrave për ta shfrytëzuar këtë efekt në trajtimin e kancerit.

Ne jemi pa dyshim shumë larg të qenit në gjendje që ta përdorim kapsaicinën në mënyrë terapeutike, por pjesa emocionuese për komponentin është se ajo nuk duket të ndikojë në qelizat e shëndetshme, dhe shumë njerëz tashmë mund ta tolerojnë atë në mënyrë të sigurt.

Hapi i ardhshëm do të jetë të kuptohet saktësisht se çfarë po ndodh brenda membranës qelizore, dhe gjithashtu se si ndodh ky proces brenda trupit të njeriut. Atëherë sfida do të jetë të gjendet mënyra më e mirë për ta nxitur këtë efekt.

Hulumtimi origjinal në minj i kryer në vitin 2006, gjithashtu nuk ka treguar se kapsaicina mund ta ndalojë kancerin e prostatës, ajo thjesht e ka ngadalësuar rritjen e tumoreve me rreth 80 për qind, që është e mirë, por ajo gjithashtu sugjeron se kompleksi do të duhet të kombinohet me një tjetër lloj të molekulës kancer-luftuese në qoftë se vendoset në ilaç.

Pra, mos blini ende shumë speca djegës (njëmend, mos e bëni, sepse do t’ua djegin gojën), sepse hulumtimi është shumë i hershëm. Por kjo është një e dhënë premtuese për një komponent të ri, e cila mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit, që është diçka për çfarë kemi shumë nevojë.

Rezultatet janë publikuar në “The Journal of Physical Chemistry B”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com