Spastrimi misterioz i Malësis së Bujanocit dhe Karadakut të Preshevës

0

Spastrimi misterioz i banorëve të Malësisë së Bujanocit edhe Karadakut të Preshevës nga evidenca si qytetarë të Sërbisë ka filluar që moti. Vet fakti se shumica prej tyre nuk mund të paisen me dokumente të Sërbisë edhe pse janë banorë të këtij shtetit, tregon një spastrim misterioz të shqiptarëve të Malësisë së Bujanocit dhe Karadakut të Preshevës, të cilët aktualisht janë të shpërngulur në vende të dnryshme, shumica e të cilëve me banim të përkohshëm edhe në Kosovë.

Kutia postareKohëve të fundit është duke u përdorur një metodë postare e heshtur e cila po i shlyen shqiptarët e Luginës nga evidenca si banorë të këtij shteti. Përdorimi i kësaj metode, apo strategjie të Beogradit për ta zvogëluar numrin e shqiptarëve në Luginë po funksionon në mënyrë të heshtur, edhe përkundër disa zërave politik të cilët nuk merren shum parasysh nga shteti por edhe nga ndërkombëtarët, ngase metoda postare është një mundësi ligjore për ti spastruar shqiptarët. “Postieri kur na sjell postën nëpër shtëpi dhe ne nuk gjendemi aty, ai thjesht e evidenton se në atë shtëpi nuk banon askush dhe letra kthehet mbrapa nga ku ka ardhur, në këtë mënyrë ne shlyhemi nga evidenca e atij organi që na ka dërguar letrën, apo çfardo dokumenti tjetër” kështu i ka thënë BujanociNet-it një banor i Malësisë së Bujanocit i cili me vet iniciativ të tijë dhe të disa shokëve kanë organizuar blerjen e kutive postare për ti vendosur nëpër shtëpit e vendbanimeve të Malësis së Bujanocit, me të vetmin qëllim që postieri mos ti kthejë mbrapa letrat, por ti vendos ato në kutit postare, gjithashtu në kutit postare të figurojë emri i kryefamiljarit. “Këtë metod është më së shumti duke e përdorur gjykata dhe policia, të cilët po na dërgojnë ftesa, dhe postieri kur nuk gjen askënd në shtëpi ai e shkruna se nuk banon askush, dhe kështu ka shum raste që na kanë shlyer nga evidenca, që më pas po kemi shum pasoja në marrjen e dokumenteve të ndryshme por edhe dokumenteve të udhëtimit, ka shum raste kur këto organe të lartpërmendura disa gjëra i bëjnë me të vetmin qëllim, që të na shlyejnë nga evidenca” ka thënë banori. Banorët e Malësisë së Bujanocit si zgjidhje për këtë problem e kanë parë vendosjen e kutive postare, për të cilën ata mendojnë se ëhstë e vetmja mënyrë që mos të hasin në problemet e lartpërmendura, ngase ata gjatë muajit 3-4 herë vizitojnë shtëpitë e tyre dhe mund ta kontrollojnë postën, gjë të cilan ia propozojnë edhe shqiptarëve të Karadakut të Preshevës. “Nëse nuk mund të paisemi me dokumente dhe nëse nuk mund ti gëzojmë të drejtat tona si qytetarë në Sërbi, një dit do të na marrin edhe pronat tona dhe do ti bëjnë të vetat, kjo na brengosë pa masë, sepse ne planifikojmë të kthehemi sa më parë dhe të fillojmë një jet atje ku e kemi nisur” thonë banorët e Malësisë. OJQ-të serbe duke e parë këtë mënyrë si funksionale, ato tash po kërkojnë regjistrim të popullatës në Luginë, me qëllim që ta ferifikojnë numri e banorëve shqiptarë, gjegjësisht ata më shumë janë të interesuar për numrin e votuesve shqiptarë. Një grupim i qytetarëve “DVERI” e cila ka selin e sajë edhe në Bujanoc i ka dërguar letër edhe kryeministrit Serb Vuçiç, ku ka kërkuar regjistrimin e popullatës në Luginë, shlyerja shqiptarëve nga e videnca kohëve të fundit i ka inkurajuar edhe liderët lokal serb, sikurse edhe vet popullatën serbe në Luginë, në veçanti në komunën e Bujanocit./BujanociNet/

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »