Sot votohet për kryetar të Graçanicës

0
Qytetarët e Graçanicës, sot vendosin për atë që do udhëheqë me këtë komunë për katër vitet e ardhshme.

Nga 20 mijë e 229 persona që kanë të drejtë vote në këtë komunë, numri i tyre është rritur për 3% nga ata sa kishin të drejtë vote në zgjedhjet e fundit në këtë Komunë, që u mbajtën në fund të vitit 2013. Pra për 606 persona më shumë.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komunë, janë gjithsej 10 qendra të votimit, me 27 vendvotime.

Këto zgjedhje do të vëzhgohen nga Demokracia në Veprim dhe vëzhgues të tjerë ndërkombëtarë, ndërsa KQZ-ja do të mbaj konferenca të vazhdueshme gjatë ditës.

Në zgjedhjet e fundit në këtë komunë pjesëmarrës ishin 62% e atyre që patën të drejtë vote.

Kryetar ishte zgjedhur me shumicë votash, Branimir Stojanovic, i cili betimin pati dhënë para flamurit të Serbisë dhe atij të OKB-së.

Atë ditë kur nuk u betua para flamurit të Kosovës, pjesëmarrës ishte edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i pushtetit lokal në Qeverinë e Kosovës, Slobodan Petrovic. Madje, aty ishte edhe ministri për Kosovën i Serbisë, Aleksandar Vulin.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë komunë mbahen ngase Stojanoviq ka dhënë dorëheqje meqë tashmë është emëruar zëvendëskryeministër i Kosovës nga radhët e “Lista Srpska”.

Ndryshe, në këto zgjedhje është edhe LDK-ja, me kandidatin e saj, Shaip Berisha. /rtk/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com