Sot vendimi përfundimtar për ndeshjen Serbi-Shqipëri, por çfarë ndodhi vërtetë atë natë në Beograd? (Video)

0

Pritjes së gjatë i erdhi fundi, dhe vetëm pak orë na ndajnë nga vendimi më i rëndësishëm për futbollin shqiptar viteve të fundit.

Shqiperia

Sot më 10.07.2015, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë pritet të japë fjalën e saj të fundit në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri të 14 tetorit të kaluar.

Kjo ndeshje e vlefshme për kualifikimet Euro 2016, u ndërpre në fund të pjesës së parë, kur rezultati në stadiumin e Partizanit të Beogradit, regjistronte 0:0, shkruan Indeksonline.

Duke qenë në dijeni për historinë e dy kombeve, UEFA duke dashur të evitoj çdo incident, mori vendim që tifozëve shqiptarë t’iu ndaloi praninë në këtë ndeshje, duke mos iu ndarë biletat që iu takojnë skuadrave mysafire.

Këtë veprim, e inicioi vetë Serbia, ku me mos praninë e shqiptarëve në tribuna, siguronte për një ndeshje të qetë dhe pa telashe.

Por përkundër kësaj, që më daljen e lojtarëve shqiptarë në fushë, në tribuna dëgjoheshin thirrje të fuqishme “vrisni shqiptarët”, për të vazhduar me mos respektimin e himnit, e për të filluar edhe me gjuajte në drejtim të lojtarëve.

Luheshin minutat e fundit të pjesës së parë, kur një dron solli në stadium një simbol shqiptarë, i cili edhe më sot, nuk është vërtetuar se kush e lëshoi në natën e 14 tetorit në stadiumin e Partizanit.

Mu këtë, nisi tmerri i kësaj ndeshje, ku tifozët serbë arritën t’iu ikin edhe forcave të shumta që ishin në stadium, për t’i sulmuar futbollistët shqiptarë.

Njëri prej tyre ishte edhe huligani Ivan Bogdanov, që nuk hezitoi të futej në fushë, edhe pse e kishte të ndaluar edhe praninë në tribuna.

bogdan

Duke parë situatën e dalë jashtë kontrollit, futbollistët shqiptarë u nisën drejt zhveshtores, ku në hyrje të saj, përjetuan një tjetër tmerr, ku u goditën më gjësende të forta.

Pas kësaj, UEFA hapi rast për të zbardhur të vërtetën, dhe nxori këtë përfundim: Serbisë ia dha fitoren në tavolinë, por pikët iu morën në arsyen e mos arritjes së organizmit të ndeshjes, teksa Shqipërisë iu dhurua humbja 3:0, dhe iu shqiptua dënim me 100 mijë euro.

Të dy federatat dërguan ankesa në Apelin e UEFA-s, që nuk solli asnjë ndryshim, duke e lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, transmeton Indeksonline.

Rruga e vetme tani kishte mbetur vetëm Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, ku të dy kombëtaret, dorëzuan provat e tyre, duke qenë të pakënaqura me Komisionin Disiplinor të UEFA-s.

CAS kishte lajmëruar se vendimi do të shpallej më 29 maj, për ta shtyrë më 12 qershor, dhe së fundi më 10 korrik (nesër).

Një vendim i drejt dhe në favor të Shqipërisë, do të ishte krucial për kuqezinjtë, që do të ngritshin në 10 pikë, aq sa ka Danimarka në pozitën e dytë, teksa Shqipëria ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Përndryshe Shqipëria në ranglistën e fundit të FIFA-s, ka pësuar ngritje për 15 vende, duke u pozicionuar në vendin e 36, ndërsa Serbia në vendin e 43.

ik  kerkk ik  mavraj(1) ik  tuj kqy ik  u qell

Albania's players leave the pitch during the Euro 2016 Group I qualifying match between Serbia and Albania, at the Partizan stadium in Belgrade, Serbia, Tuesday, Oct. 14, 2014. The match was suspended after 41 minutes at 0-0. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Albania’s players leave the pitch during the Euro 2016 Group I qualifying match between Serbia and Albania, at the Partizan stadium in Belgrade, Serbia, Tuesday, Oct. 14, 2014. The match was suspended after 41 minutes at 0-0. (AP Photo/Darko Vojinovic)

ik katastroj(1) ik kqyr pis ikkkkk

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com