Sot shpallet Republika e Iliridës

0
Sot shpallet Republika e Iliridës

Sot prej orës 13:30 në sheshin Skënderbeu në Shkup do të bëhet shpallja solemne e Republikës së Iliridës.

Aktin e shpalljes do ta bëjë përmes një konference për shtyp, kryetari i Iliridës Nevzat Halili.

Në këtë konferencë janë të ftuar të gjitha mediat, përfaqësuesit e institucioneve të Maqedonisë, faktori ndërkombëtar, BE, OSBE dhe të tjerë.

Në këtë manifestim do të jenë të pranishëm delegatët e Republikës së Iliridës nga gjithë Maqedonia.

Shpallja e Iliridës duhej të bëhet të hënën mirëpo u prolongua me kërkesë të faktorit ndërkombëtar.

Sipas ideatorëve të kësaj nisme, Republika e Iliridës do të funksionoj si shtet i pavarur brenda kufijve ekzistues të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.  (INA)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com