Sot në Kosovë u kthyen 122 azilkërkues

0

Të mërkurën në Kosovë janë kthyer gjithsej 122 azilkërkues, të cilët në mënyrë ilegale kishin shkuar në vendet evropiane.

airoporti

Drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Valon Krasniqi tha për lajmi.net se në orën 3 e 25, në Aeroportin e Prishtinës ka aterruar një çarter fluturim, i cili ka sjellë 68 azilkërkues kosovarë, të cilët janë kthyer nga disa vende të BE-së.

“Në atë fluturim kanë qenë azilkërkues që janë kthyer nga shtete të ndryshme, si Austria, Hungaria dhe Gjermani”.

Por, Krasniqi shtoi se përveç këtyre personave, me disa fluturime të tjera janë kthyer edhe azilkërkues të tjerë kosovarë.

“Gjithsej në Kosovë sot janë kthyer 122 persona të cilët kishin kërkuar azil në vende të ndryshme të BE-së”, tha ai për lajmi.net.

Krasniqi tha se vala e kthimit të azilkërkuesve do të vazhdojë edhe në ditët dhe muajt në vijim, pasi që konfirmoi se në MPB kanë ardhur kërkesa nga vende evropiane për kthimin e azilkërkuesve kosovarë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com