Sot në Bujanoc ka qëndruar Drejtori i zyrë së komesarit të lartë për pakica

0

kimi11123

Drejtori i Zyrës së Komesarit të lartë për pakica, Henrik Villadse u interesua për së afërmi për situatën në Bujanoc gjat takimit me kryetarin e komunës së Bujanocit.

Ai gjatë takimit të sotëm që pati me kryetarin e komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi u informua për kërkesat legjitime të shqiptarëve, interesimin tonë për realizimin e planit 7 pikësh, funksionimin e paralelës së Fakultetit ekonomik në Bujanoc dhe tema tjera me rëndësi për komunën e Bujanocit.

Bashkëpunimi në mes komunës së Bujanocit dhe Zyrës së Komesarit edhe në të ardhmen do të jetë i ngushtë, u tha gjat takimit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com