Sot ka përfunduar manifestimi dhe turniri i organizuar nën moton "Ditët e Vebi Rexhepit" (Foto)
15:33 | 23 Maj 2018

Sot ka përfunduar manifestimi ditët e Vebi Rexhepit, njëherit dhe turniri i cili ishte organizuar për nderë të vepëres dhe gjakut të dëshmorit Vebi Rexhepi nga Konçuli. Para fillimit të manifestimit u zhvillua loja e futbollit ndërmjet KF "AS" - "PIPA" e cila loja përfundoj baraz 3:3, ku u dashtë të zhvillohet loja në penalltia për të vulosur fituesin e kësaj ndeshje ku në penalltia fitoren e vulosi, PIPA me rezultat KF "AS  2:0  "PIPA" Tërnoc. Sot në manifestimin të pranishëm ishin banorët, bashkluftëtarët, organet lokale të komunës së Bujanocit kryetari i KKSh-së, dhe qytetarë të tjerë nga Lugina, ku përkujtuan vepëren dhe gjakun e dëshmorit Vebi Rexhepi, i cili ra heroikisht në artarin e lirisë, si gjithmonë i cili ishte i pranishëm i ndjeri Jonuz Musliu ish kryetarë i kuvendit komunal të Bujanocit, sot nuk munguan familja Musliu të cilën e përfaqësonte djali i Jonuz Musliut, Shqipërim Musliu, i cili në fjalimin e tij tha se vetë babai Musliu i kishte mësuar të ruajm Historin e lavdishëme të të gjith dëshmorëve të UÇPMB-së duke ju falemderuar të pranishmëve me prezencën e tyre po tregojn rrespektin për dëshmorin tha ndër të tjeras Shqipërim Musliu. Manifestimin e hapi kryetari i bashkësis lokale të fshatit Konçul, Qerim Ameti duke i falemderuar të pranishmit për pjesmarrëjene tyre. Ndërsa fjalë rasti mbajtën edhe Kryetari i kuvendit Adnan Salihu ku ai citoj se këtë përvjetorë për herë të parë po festohet pa prezencën e të ndjerit Jonuz Musliu i cili nuk harronte asnjë përvjetorë të dëshmorëve në Luginë të ishte pjesmarrës në manifestimet të cilat organizohen për dëshmorin, ndonëse fizikisht nuk është me ne por veprat e tij jan prezente tha ndër tjerash kryetari i kuvendit të komunës së Bujanocit Adnan Salihu. Fjalë rasti për të pranishmit ju dha kryetarit të KKSh-së Shukri Ymeri, i cili edhe ai foli për vepëren dhe ju kumtoj familjes Rexhepi që të ndjehen krenarë për Vebi Rexhepin. Fjalë rasti ju dha kryetarit të OVL-së të UÇPMB-së Bejtullah Bejtullahu ku u ndje i hidhëruar nga prania e vogël e banorëve, duke ju kërkuar që viteve tjera të dalin sa më masovikisht për të marrur pjesë pasi që këta dhanë më të shtrejtën e tyre për lirin të cilën na po e gëzojmë, ndërsa Bejtullahu lexoj edhe një historik të shkurtër për dëshmorin, Vebi Rexhepi i lindur në Konçul nga babai Sali Rexhepi, i cili kreu shkollën fillore dhe më tutje vazhdoj zanatin si metalpunues, Rexhepi ishte shum i dashur nga banorët e fshatit Konçul, pasi që asnjëher nuk ka kërkuar para për punën të cilën e kryente për banorët duke i ditur kushtet qdo vendasi të tij në kohën e Jugosllavis kur kryente punën nuk i ngushtonte askënd gjithmon thoshte nuk duhet asgjë. Ndërsa fjalë rasti ju dha edhe kryetarit të komunës së Bujanocit, ku u tha se me pranin e tij ka nderuar familjen dhe të pranishmit në këtë manifestim, ndërsa Shaip Kamberi tha se vepra e Jonuz Musliut dhe vepra e qdo dëshmori gjithmonë do të jetë prezente në Luginën e Preshevës, ai tha se faza në të cilën po hyn dialogu midis Kosovës e Serbisë, e që Kosova po e quan si "Finalja e madhe", është shansi më i mirë i realizimit të aspiratave tona dhe gjithë dëshmorëve të rënë për liri. Reciprociteti i domosdoshëm të aplikohet edhe për realizim e plotë të drejtave për Shqiptarët e Luginës. Ndërsa në emër të familjes Rexhepi e morri fjalën djali i madhë i Vebi Rexhepit, Sami Rexhepi i cili falemderoj të pranishmit për pjesmarrjen në manifestimin e babait të tij. Në fundë të manifestimin ishin pregaditur dy poezi nga nxënsit e shkollës Sami Frashëri, paralelja në fshatin Konçul, kushtuar dëshmorëve të kombit. Në fund të manifestimin u përmbyllë me një valle nga SH.K.A "Zëri i Luginës" - Bujanoc, në fundë u vendosën kurora me lule tek varri i dëshmorit, nga Kryetari i Komunës së Bujanocit, Kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit, Kryetari i KKSh-së, Kryetari i OVL-së dhe në emër të familjes Musliu, Shqipërim Musliu./BujanociNet/ Në vazhdim po ju lëmë të shikoni fotografit të cilat lejohen të merren nga qdo medium duke cituar të drejtën autoriale.  
Aurela Hoxha