Sot edhe zyrtarisht nisin punimet në autostradën Prishtin-Gjilan-Konçul (Foto)

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradiaj, mori pjesë në 19-vjetorin e Betejes së Zhegocit dhe bëri homazhe te lapidari i dëshmorëve të rënë në këtë betejë. E në nderim të të rënëve nga kjo betejë, sot nisën edhe punimet për autostradën Prishtinë-Gjilan-Konçul.

Para shumë përfaqësuesve të jetës politike të Kosovës, ministra, zëvendësministra, por edhe përfaqësues nga Presheva, kryeministri Haradinaj tha se këtë vit ndihemi më mirë se vitet tjera, kur i kujtojmë të rënët për liri, sepse, po bëhemi bashkë, po bashkohet Presheva me Prishtinën.

“Autorruga që lidh Gjilanin-Dheun e Bardhë, i lidh shqiptarët, ekonominë, por edhe ndjenjat”, tha kryeministri, duke shtuar se rreth 87 milionë euro të pjesës së parë të projektit janë të zotuara dhe kohëzgjatja e realizimit është 30 muaj.

“Ajo që më bën të krenohem sot, është se po i dalim zot çdo pjese të atdheut dhe Prishtina, do të jetë e lidhur me Pejën, Gjakovën, Gjilanin, Luginën e Preshëvës, Shkupin, Tiranën. Pra, gjithë infrastrutkura e Kosovës do të jetë e përmbyllur”, u shpreh kryeministri Haradinaj, duke shtuar se deri më 2023 asnjë qendër e Kosovës nuk do të jetë e palidhur me autorrugë.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se, falë gjakut të dëshmorëve, ne kemi mundësinë e investimeve dhe modernizimit të infrastrukturës sonë rrugore.

Ministri Lekaj njoftoi gjithashtu se në fillim të vitit 2019 do të fillojë autostrada tjetër Istog-Pejë-De çan-Gjakovë.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se ky integrim i jep Kosovës mundësi, që edhe në korridorin e kombit, Anamorava dhe kjo pjesë, të integrohen më pak se gjysmë ore, por edhe Kosovës në daljen e korridorit të dhjetë ndëkombëtar, që është Shkup-Selanik.

Autostrada Prishtinë – Gjilan – Konçul do të jetë 22.6 kilometra, me katër korsi dhe të gjitha standardet e nevojshme dhe që do të shkurtojë kohën e lëvizjes nga Prishtina në Gjilan, e në këtë drejtim edhe me Kosovën Lindore dhe anasjelltas.

Për Haradinajn, merita e nisjes së një projekti kaq të rëndësishëm infrastrukturor dhe ekonomik, nuk është meritë vetëm e tij apo vetëm e Qeverisë Hardinaj, por është meritë e gjithë qeverive, e qytetarëve, e taksapaguesve, të cilët i përgëzoi në ve çanti, duke shtuar se edhe hekurrudha po i zë parametrat që i ka regjioni dhe me këtë, Kosova po e ndryshon fizionominë e ekonomisë së saj./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.
comments powered by Disqus
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com