Sot Dita ndërkombëtare e romëve

0

Sot romët në mbarë botën festojnë ditën ndërkombëtare të tyre. Edhe në Kosovë do të mbahen një varg aktivitetesh për këtë ditë.

largea_romet1428473350

Në sheshin “Ibrahim Rugova” do të mbahet një manifestim nga shoqëria civile ku do të kërkohen më shumë të drejta për pakicën rome që jeton në Kosovë.

Qeveria e Kosovës do të organizojë një konferencë për romët ku do të marr pjesë edhe kryeministri Isa Mustafa, ndërkaq presidentja Atifete Jahjaga do të presë në takim një delegacion nga komuniteti rom.

Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kremtim i historisë rome, traditave dhe kulturës ashtu si edhe thirrje për përfshirje sociale. Kjo ditë synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballen komuniteti rom në gjithë botën.

Kjo ditë është deklaruar zyrtarisht në vitin 1990 në Poloni, gjatë Kongresit të katërt të Unionit Ndërkombëtar Rom, në nderim të takimit të parë ndërkombëtar të përfaqësuesve Romë mbajtur në Prill të vitit 1971.

Flamuri rom është flamuri ndërkombëtar i Romëve. Ai është krijuar nga Unioni i Përgjithshëm i Romëve në Rumani në vitin 1933 dhe u miratua nga përfaqësuesit ndërkombëtar Rom në vitin 1971. Ngjyra blu simbolizon qiellin, ndërsa jeshilja përfaqëson tokën dhe të korrat. Flamuri mban gjithashtu një rrotë të kuqe (chakra) në kujtim të origjinës indiane të Romëve, e cila simbolizon zjarrin, lëvizjen dhe progresit.

Romët kanë zhvilluar traditat e tyre në muzikë, poezi, kërcim dhe pikturë. Muzika tradicionale Rome është ndoshta pjesa më e njohur e kulturës Rome. Muzika e tyre ka influencuar kompozitorët e muzikës klasike të tillë si Franz List dhe Johannes Brahms. Violina, kitara dhe klarineta janë instrumentet e preferuara të muzikantëve romë.

Kërcimi tradicional është një tjetër element i rëndësishëm i kulturës Rome, ka ruajtur elemente nga India ashtu siç edhe ka përfshirë elemente nga kultura e vendeve në të cilat Romët kanë jetuar. Kërcimi Flamengo përfaqëson ndoshta shembullin më të dukshëm të kontributit të Romëve në stilin e përgjithshëm të kërcimeve.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com