Sony do të prezantojë një televizor të ri Android në fillim të 2015-ës

0

Në fillim të këtij viti, Google zbuloi se ka në plan të vijë tek shtëpitë tuaja. Ajo zbuloi platformën Android TV, e cila do të përdoret nga shumë kompani teknologjike që merren me prodhimin e televizorëve. Sony është kompania e fundit që do t’i bashkohet listës dhe do të krijojë një televizor me platformën Android TV.

SonyPajisjet e Sony-t me platformën Android TV mund të dalin në treg në fillim të muajit shkurt të 2015-ës. Televizorët inteligjentë të Sony-t me platformën Android TV do të kenë ndërfaqen e përdoruesve dhe do të lejojnë përdoruesit të aksesojnë përmbajtjet nga Google Play Store. Këta televizorë do të ofrojnë gjithashtu mbështetje për Google Play Music, Play Movies si dhe aplikacione të tjera.

Televizorët e Sony-t do të jenë të madhësive të ndryshme, dhe me rezolucion 1080 pikselë dhe 4K. Sony mund të prezantojë televizorët e saj inteligjentë Android në panairin CES 2014 në Las Vegas, gjatë javës së parë të janarit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com