Sonte Gjergjaj mbron për herë të parë titullin evropian (Video)

1

Ai këtë titull e fitoi në muajin tetor të vitit të kaluar me nokaut ndaj boksierit boshnjak Adnan Rexhoviq 

gjergjaj-587x391

Arnold Gjergjaj do të ngjitet sërish në ring për të boksuar kundër rusit Denis Baktho.
Boksieri kosovar me nënshtetësi zvicerane vjen sërish në ring. 27 fitore në 27 ndeshje, i pamposhturi me nofkën “The Cobra”, do të luftojë sonte, më 6 qershor, nga ora 19 kundër rusit Denis Baktho në sallën St Jakobhalle në Bazel të Zvicrës.

Matjet e zhvilluara në Bazel tregojnë se boksieri Arnold Gjergjaj është 108.7 kg, ndërsa Denis Bekhatov 104.1 kg. Të dy boksierët respektuan njëri-tjetrin. Gjergjaj dukej në formën e tij më të mirë për këtë duel, ku pesha e tij ishte konstante, siç jemi mësuar ta shohim aty nga 105 deri 110 kg. Kjo tregon se ai ka qenë i përqendruar dhe se është në formën më të mirë të tij.

Gjergjaj, kampion aktual i brezit evropian EBU-EE, do të mbrojë për herë të parë titullin evropian. Ai këtë titull e fitoi në muajin tetor të vitit të kaluar me nokaut në rundin e nëntë, ndaj boksierit boshnjak Adnan Rexhoviq. Tani vjen sprova tjetër, ku Gjergjaj duhet të dëshmohet.

Aktualisht Gjergjaj renditet i 10-ti në versionin prestigjioz EBU, ku titulli ka mbetur vakant nga kampioni aktual Tyson Fury, i cili do të boksojë ndaj kampionit të botës, Wladimir Klitschko.
Për titullin vakant të EBU-së do të dyluftojnë britaniku David Price dhe turku me nënshtetësi gjermane, Erkan Teper.

Pas kësaj përballje mund të shohim Gjergjajn t’i afrohet dhe të sfidojë titullin e kampionit evropian ndaj fituesit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

1 Koment

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com