Sondazhi i PNUD, Çipa: Portalet kanë një rritje numerike çdo ditë dhe përqindja është më e lartë

0

Në një sondazh të organizuar nga PNUD për “Besimin në Qeverisje 2017”, i zhvilluar në nëntor të vitit 2017, ka treguar dhe njëherë se kush janë institucionet më të besueshme dhe ato që qytetarët vazhdojnë të jenë skeptik ndaj punës së tyre.  

Gjetjet tregojnë se institucionet publike që gëzojnë besimin më të madh janë: Forcat e Armatosura (63%), Institucionet e Arsimit Publik (63%), Institucionet e Shëndetit Publik (53%) dhe Policia e Shtetit (53%). Prokuroria (22%), Gjykatat (21%) dhe Partitë Politike (21%) rezultojnë të jenë institucionet më pak të besuara. Në lidhje me institucionet e tjera kombëtare, Institucionet Fetare (76%), Organizatat e Shoqërisë Civile (57%) dhe Media (54%) janë më të besuarat.

Për të folur për këtë sondazh në studion e “TemA Tv” ishte i ftuar analisti Aleksandër Çipa, i cili tha se shoqëria jonë konsumon vërtet shumë politikë dhe për rrjedhojë raportet midis institucioneve të politikës dhe atyre të pavarura  me pushtetin e 4-t, kanë qenë marrëdhënie gjithmonë komplekse.

Analisti Çipa ndan edhe një rezervë për të dhënat e përgatitura nga PNUD, për renditjen se Televizionet janë mediumi më i ndjekur dhe pas tyre vijnë rrejtet sociale, portalet dhe në fund gazetat. Ai thotë se nga të dhënat e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë nuk rezultojnë këto përqindje, tha Aleksandër Çipa.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com