Sofra e Bajramit në qendër të Bujanocit (Foto)

0
Në ditën e dytë të festës së KURBAN BAJRAMIT , Departamenti i të rinjve dhe i gruas pranë Këshillit të Bashkësisë Islame ne Bujanoc, organizoi për herë të parë aktivitetin SOFRA E BAJRAMIT.
Në këtë aktivitet për nder të festës së Kurban Bajramit, u shpërndanë ëmbëlsira nga më të ndryshmet, si, Bakllava, torta, pite, ëmbëlsira tradicionale etj. për qytetarët e komunës së Bujanocit.
Ky aktivitet vazhdoi për tri orë, deri sa u shpërndanë të gjitha ëmbëlsirat e përgatitura.
Ëmbëlsirat ishin të përgatitura nga aktivistet e departamentit të gruas.
E veçanta e këtij aktiviteti ishte se, me ëmbëlsira u shërbyen qytetarët e tri nacionaliteteve ata, Shqiptarë, Serbë dhe Romë.
Ky aktivitet, me vendimin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc, do të jetë tradicional për çdo Kurban Bajram.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com